Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Australianët së shpejti do të marrin një super vaksinë që do të mbulojë Covid-19 dhe gripin

Shëndeti  |  21.06.2022 Ora 11:19   
Australianët do të kenë akses në një vaksinë ‘super’ që do të mbrojë kundër Covid-19 dhe gripit, ndërsa testet klinike janë vendosur të fillojnë.

Ilaçi i kombinuar i Moderna-s për gripin, viruset e frymëmarrjes dhe Covid-19 është në testim të hershëm.
Shefi mjekësor Paul Burton beson se vaksinat e ardhshme do të jenë në gjendje të përshtaten ndaj llojeve të shumta dhe sëmundjeve të frymëmarrjes që janë zhvilluar si pasojë e pandemisë.

Zoti Burton thotë se kombinimi i vaksinave të shumta , do të jetë e ardhmja e luftës kundër sëmundjeve dhe viruseve të tjera përveç Covid-19.

Ai i tha Sky News: “Ne ende duhet të jemi të kujdesshëm, kjo luftë nuk ka mbaruar dhe ne nuk mund ta lëmë sigurinë tonë të bie”.
"Super vaksina" e Moderna –s , potencialisht mund të jetë e disponueshme publikisht deri në vitin 2024, mund të prodhohet gjithashtu në Australi nga një qendër mRNA shumë miliardë dollarëshe.

Vendi për qendrën e prodhimit Australian Moderna do të shpallet në javët e ardhshme, sipas menaxherit të përgjithshëm të Moderna, Michael Azrak.

Ai tha për Sky News: “Është marrë pak më shumë nga sa prisnim sepse ne në të vërtetë do të ndërtojmë një strukturë më të madhe nga sa prisnim.”

Qeveria Morrison bëri marrëveshjen me Moderna në mars, me qendër të vendosur të jetë e para e këtij lloji në hemisferën jugore.
Ishte pjesë e një marrëveshjeje 10-vjeçare me qeverinë australiane,  për të krijuar një portofol të brendshëm vaksinash me Moderna,  që zotohet të mbështesë zhvillimin e kërkimit të mRNA të Australisë.

Shefi Ekzekutiv i Moderna, Stéphane Bancel tha në një deklaratë: “Dëshiroj të falënderoj qeverinë australiane dhe viktoriane për bashkëpunimin dhe partneritetin e tyre.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj shëndetit publik global dhe ndërsa jemi ende duke iu përgjigjur kësaj pandemie, ne duam gjithashtu të sigurojmë që ne dhe shoqëria të mësojmë prej saj.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing