Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

N-Dubz rifillon turneun edhe pse zëri i Dappy nuk është shëruar plotësisht

Muzikë  |  24.11.2022 Ora 10:56   
N-Dubz rifilloi turneun e tyre të mërkurën mbrëma (23.11.22), pavarësisht se Dappy ka ende probleme me zërin.

Krijuesit e hitit 'I Need You' u detyruan të anulojnë shfaqjen e tyre në Nottingham's Motorpoint Arena të martën sepse këngëtari 35-vjeçar nuk ishte në gjendje të performonte për shkak të zërit të tij.

N-Dubz tani ka riorganizuar koncertin e tyre në Nottingham për 7 dhjetor.

Ata thanë në një deklaratë: “Na vjen shumë keq që kemi zhgënjyer kaq shumë fansa në Nottingham mbrëmë, por ne jemi të kënaqur të konfirmojmë se shfaqja është riplanifikuar për në 7 dhjetor. Biletat e mbrëmshme janë ende të vlefshme për datën e re".



Ndërsa grupi i përbërë gjithashtu nga Tulisa Contostavlos dhe Fazer, ishin në gjendje të luanin shfaqjen e tyre në Londër, Dappy
pranoi pak më parë se zëri i tij se ende nuk ishte kthyer plotësisht.

Ai tha në rrjetet sociale: "Pra, po, zëri im ende nuk është kthyer plotësisht. Mora disa antibiotikë mbrëmë dhe shumë shurupe të ndryshëm. Kam filluar të përpiqem të këndoj disa nota sot dhe munda", tha ai.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing