Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Anglezi Nahom Asgedom kampion i turneut Dita e Pavarësisë

Sport  |  21.02.2023 Ora 9:16   
Të dielen në qytetin e Junikut është mbajtur Turneu i pingpongut “Dita e Pavarësisë” i organizuar nga Federata e Pingpongut, Klubi Juniku dhe Komuna e Junikut ku kishte numër të madh të pjesëmarrjes me mbi 120 lojtarë, përfundoi me fitore dramatike të lojtarit të ri të Priping Nahom Asgedom kundër prizrenasit Kreshnik Mahmuti.
 
Turneu i pingpongut të Ditës së Pavarësisë i organizuar për nderë të ditës së pavarësisë së vendit filloi me intonimnin e himnit të Kosovës dhe Shqipërisë dhe vazhdoi me nga një fjalë rasti nga nikoqiri I turnuet Kryetari i Junikut z.Ruzhdi Shehu si dhe Sekretari Gjeneral i  FPPK-se z. Fadil Luta, për të vazhduar me hapjen zytrate të turneut. Turneu u mbajt në palesren sportive Ereniku në komunën e Junikut, ku lojtarët shfaqën aftësitë, teknikat dhe taktikat e tyre në lojën e pingpongut.
 
Turneu ishte në një konkurrencë të ashpër me momente thumbuese, si tëk vajzat ashtu edhe tek djemët, ku pas një dite të gjatë me shumë ndeshje më të mirët u plasuan në gjysëm finale.
Në gjysëmfinalën e parë përfrorcimi i KPP Priping Nahom Asgedom e mposhti lojtarin Fati Karabaxhaku me rezultat 3 me 1, ndersa ne gjysëmfinalen e dytë Kreshnik Mahmuti mposhti Blendi Hajdarin për të siguruar biletën e finalës.
 
Në finale në një atmosferë të mire sportive të krijuar nga përkrahesit e kampionit Kosovar Kreshnik Mahmuti, dukej se prizrenasi ishte me i motivuar për fitore ku arriti të kaloj 2 me 0 në epërsi, kundër anglezit Nahom Asgedom, dhe  kur dukej se cdo do të përfundonte në të mirë të Kreshnikut, anglezi arriti të dëshmoi aftësinë e tij duke kthyer rezultatin nga 2 me 0 në 3 me 2 ne favor të tij, për t’u shpallur kampion i turneut Dita e Pavarësise 2023.
Nahom dëshmoi aftësinë e tij pasi përfundoi ditën duke shënuar 9 fitore gjatë gjithë turneut ku edhe mposhti lojtarët më të mire të Kosovës.
 
Ndarjën e medaleve e bëri Kryetari i Junikut z. Ruxhdi Shehu i cili ju dëshiroj suksese edhe në turnet e ardhshëm triumfuesve të turneut.   
 
Duke folur për fitoren e tij, Nahom Asgedom tha: "Jam i lumtur që kam fituar turneun e pingpongut të Ditës së Pavarësisë. Ishte një garë e vështirë dhe jam i lumtur që kam dalë në krye. Do të doja të falënderoja organizatorët për bashkimin një turne kaq fantastik dhe shpresoj të marr pjesë në më shumë ngjarje të tilla në të ardhmen”.
Kreytari i klubit Priping  Kastriot Orana u shpreh se turneu i pingpongut të Ditës së Pavarësisë ia shton edhe një trofe klubit të pingpongut Priping nga Prishtina dhe motivon lojtarët e Priping që të vahdojnë me përgatitjet për turneun e rradhës si dhe në garat ekipore që pritet të fillojnë gjatë muajti mars. “Edhe një trofe në kabinetin e trofeve të kluit tonë iu shtua me triumfimin e lojtarit tone në këtë turne. Ne patëm disa lojtarë nga Priping në turne dhe të gjithë treguan se janë të përgatitur dhe në rrugën e duhur për garat ekiporë që do të fillojnë gjatë muajt mars”  u shpreh Orana pas turneut
 
Organizatorët e turneut uruan Nahom Asgedom për fitoren e tij dhe falënderuan të gjithë lojtarët, sponsorët dhe mbështetësit që e bënë ngjarjen një sukses. Ata gjithashtu njoftuan se janë të gatshëm për të organizuar më shumë turne të tillë në të ardhmen dhe për të promovuar pingpongut në Junik.


 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing