Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dy ndeshje interesante zhvillohen sot në të tetën e Ligës së Kampionëve

Sport  |  22.02.2023 Ora 8:24   

Edhe sot (e mërkure) do të vazhdojë Liga e Kampionëve, me dy ndeshje të tjera në planprogram.

Mbrëmë ishit dëshmitar të një përmbysje të mahnitshme në Anfield Road, aty ku Real Madridi ishte duke humbur 2-0, por fitoi 5-2 ndaj Liverpoolit.

Fitore në udhëtim ia doli të merrte edhe Napoli, që triumfoi 2-0 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Ditën e sotme, Interi do të përballet me Porton në Giuseppe Meazza dhe do të jetë një takim shumë interesant për t’u parë.

Në anën tjetër, Manchester City është mysafir i Rasenball Sport Leipzig, me Citizens që do të synojnë të fitojnë pa shumë probleme.

Që të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing