Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bëhen bashkë “Rolling Stones” dhe “The Beatles”

Muzikë  |  23.02.2023 Ora 8:21   

Në vitet e 60-ta, bashkëpunimi ndërmjet rok grupeve të famshme angleze “Rolling Stones” dhe “Beatles” vetëm mund të ëndërrohej.

Mirëpo, pas më shumë se gjysmë shekulli kur dy grupet ishin në majat e suksesit, “The Rolling Stones” po sjellin një bashkëpunim me anëtarët e gjallë të “The Beatles”. Dy nga pjesëtarët e grupit, John Lennon dhe George Harrison nuk jetojnë më.

Revista “Variety” ka raportuar se Sir Paul McCartney dhe Sir Ringo Starr kanë regjistruar pjesë për albumin e ardhshëm të “Rolling Stones”, që do të jetë koleksioni i tyre i parë i muzikës në 18 vjet.

Kitaristi Keith Richards, 79 vjeç pati bërë të ditur se muzika e re “është duke ardhur” qysh në një mesazh që kishte publikuar për fansat në Instagram në prag të Vitit të Ri.

“Përshëndetje djema, ja ku jemi përsëri. Ju uroj të gjithëve me vonesë Gëzuar Vitin e Ri. Muzikë e re po vjen dhe shpresojmë se do t'ju shohim. Le t'i mbajmë gishtat e kryqëzuar”, pati shkruar ai.

Albumi i 22-të i The Stones, “A Bigger Bang”, u publikua në vitin 2005, duke fituar vlerësime pozitive dhe duke u ngjitur në vendin e dytë në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendin e tretë në Shtetet e Bashkuara.

Publikimi i fundit i albumit të grupit ishte në vitin 2016.

Publikimi i tyre i ardhshëm do të jetë i pari i tyre që nga vdekja e bateristit Charlie Watts, i cili vdiq në moshën 80-vjeçare në vitin 2021.

Megjithatë, Charlie do të shfaqet në albumin e ardhshëm të grupit, zbuloi së fundmi basisti dhe kitaristi Ronnie Wood.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing