Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dhurata Dora tregon datën e lansimit të albumit

Muzikë  |  24.02.2023 Ora 8:27   

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dhurata Dora, ka njoftuar se më 3 mars do ta publikojë albumin e saj me titull “Dhurata”.

Albumin e ka cilësuar si dhuratë për veten dhe mbështetësit e saj.

“Jam shumë e lumtur dhe krenare që ma në fund lansimi i albumit tim “DHURATA” ka një datë 03.03.2023. Numërimi i ditëve për dhuratën që krejt ju e keni pritë kaq gjatë ja filloi, edhe unë s’kam mundur me qenë ma e lumtur se kaq. Bëhuni gati me e hapë këtë dhuratë magjike. Ky album është një dhuratë për mua dhe për krejt mbështetësit e mi që më kanë shty të punoj çdoherë më shumë e më shumë”, ka shkruar ajo në rrjete sociale të mërkurën në mbrëmje.

Dhurata s’ka dhënë detaje për përmbajtjen e albumit.

Dora shquhet si një prej këngëtareve më të pëlqyera shqiptare, e cila përveç Kosovës dhe Shqipërisë, e gëzon një bazë të madhe adhuruesish edhe në skenën ndërkombëtare. Ajo është mjaft aktive në skenën tonë muzikore, me lansimin e disa videoprojekteve brenda vitit. Kënga e saj e fundit titullohet “Sonne” dhe vjen plotësisht në gjuhën gjermane.

Disa prej hiteve të Dhuratës më të pëlqyerat nga publiku janë: “Zemër”, “Gajde”, “Mi Amor”, “Harrom”, “Only You”, “Sa m’ke mungu”, “Criminal”, “Fajet”, “OEO” dhe të tjerë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing