Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ten Hag dëshiron të paktën dy transferime të mëdha në verë

Sport  |  01.03.2023 Ora 8:56   

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag do të kërkojë të paktën dy nënshkrime të rëndësishme gjatë afatit kalimtar të verës.

Holandezi dëshiron të vazhdojë revolucionin e tij në United përtej këtij sezoni, edhe pse ata ndjekin trofe të mëtejshëm në këtë sezon.

Sipas mediumit Manchester Evening News, një sulmues qendre është një prioritet për trajnerin fitues të Carabao Cup.

Përveç kësaj, Unitedi do të dëshironte të nënshkruante një portier nëse humbet David De Gea, një mbrojtës nëse shesin Harry Maguire dhe një mesfushor tjetër.

Ndërsa Ten Hag është i vetëdijshëm se mund të mos i arrijë të gjitha objektivat e tij, ai dëshiron që klubi të ndjekë dy nënshkrime të klasit të lartë për të forcuar cilësinë e ekipit dhe skuadrës së tij të parë.

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen dhe Harry Kane i Tottenham Hotspurs janë objektivat e mundshëm për fazën e sulmit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing