Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Publikohet me videoklip “I’ll Never Love Again” nga Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Muzikë  |  29.10.2018 Ora 11:37   
Lady Gaga dhe Bradley Cooper tashmë kanë publikuar videoklipin e ri muzikor, për këngën “I’ll Never Love Again”, që është pjesë e një prej filmave më të shikuar të momentit “A Star Is Born”, ku Lady Gag dhe Bradley Cooper luajnë rolet
Sikurse “Shallow”, që ndodhet në maje të top-listës së njohur, Billboard Hot 100, edhe kënga e re “I’ll Never Love Again” është shndërruar në hit.

Versioni audio i këngës është publikuar më herët, ndërsa Ëarner Bros tash e ka publikuar videon muzikore që është montuar nga fragmente të filmit.

“I’ll Never Love Again” është një këngë emotive, të cilën Gaga dhe Cooper nuk kanë dashur ta lansojnë para se publiku ta përjetojë filmin.

Këngëtarja dhe aktori e kanë kënduar këtë këngë në skenën finale të dramës romantike.

Vlen të theksohet se dy protagonistët i kanë kënduar drejtpërdrejt pjesët e tyre të këngës gjatë xhirimit të filmit, gjë të cilën e kishte kërkuar Cooper (i cili është edhe producent, regjisor dhe skenarist i filmit).

Filmi “A Star Is Born”, i cili ka fituar simpatinë e shikuesve anekënd botës, përmban edhe katër duete të tjera ndërmjet këngëtares dhe aktorit, si edhe pesë këngë që Cooper i këndon solo dhe tetë të tjera i këndon Lady Gaga.




 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing