Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rok bendi amerikan, Kiss i jep fund karrierës në dhjetor

Muzikë  |  03.03.2023 Ora 8:16   

Grupi amerikan i muzikës rok, “Kiss”, ka njoftuar se në turneun e tyre lamtumirës do t’i mbajë koncertet e fundit të karrierës së tyre më 1 dhe 2 dhjetor 2023 në sallën prestigjioze të New Yorkut, Madison Square Garden.

Grupi, i cili është udhëhequr që nga fillimi nga vokalisti dhe kitaristi Paul Stanley dhe basisti Gene Simmons, deklaroi se qyteti i New Yorkut ka qenë pjesë e etikës dhe historisë së tyre për më shumë se katër dekada.

Prandaj, ata mendojnë se është e përshtatshme që kulmi i karrierës së tyre të jetë pikërisht në skenën e Madison Square Garden.

“Kiss ka lindur në New York. Në rrugën 23. Gjysmë shekulli më parë. Do të jetë një privilegj dhe një nder për ta përfunduar turneun në Madison Square Garden, dhjetë blloqe dhe 50 vjet prej se kemi filluar”, thuhet në deklaratë.

Anëtarët e bendit dallohen nga maskat dhe kostumet e tyre personale, ndërsa njihen për hitet e mëdha, si “I Was Made For Loving You”, “Forever” dhe “I Love It Loud”, ndërsa në komunikatën për shtyp theksojnë se koncertet “absolutisht finale të turneut final” – ‘The End of the Road Tour’ (që ka nisur para pandemisë në vitin 2019) do të rifillojnë në muajin tetor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing