Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bon Jovi paralajmëron turne të madh

Muzikë  |  30.10.2018 Ora 9:37   
Rok bendi i famshëm amerikan, Bon Jovi, ka zbuluar detajet për turnen e madh që do ta mbajë vitin e ardhshëm në stadiumet e Britanisë së Madhe, duke përfshirë shfaqjet në stadiumin Wembley të Londrës dhe Anfield të Liverpoolit.

Bon Jovi do të mbajë shfaqje në Anfield më 19 qershor, ndërsa në Wembley më 21 qershor, ndërsa biletat do të dalin në shitje prej 2 nëntorit.

Duke zbuluar detajet e turneut, i pari i bendit Jon Bon Jovi ka thënë: “Ato shfaqjet e mëdha, qindra mijëra njerëz të gjithë së bashku sikur një, këtë e bëjmë ne”.

“Jemi shumë të entuziazmuar se do të jemi bendi i parë që do të performojmë në stadiumin e ri – Wembley”, ka thënë këngëtari.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing