Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

John Aldrige: Shaqiri, blerja më e mirë e Liverpool

Sport  |  01.11.2018 Ora 9:54   

Lojtari nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, duket se ka gjetur besimin e munguar tek anglezët e Liverpool.

Tifozët tashmë e kanë kthyer në temë të ditës, ndërsa fjalët e mira nuk mungojnë  për asnjë moment.

Por krahas tifozëve, vlerësime dhe fjalë pozitive nuk kursehen të japin as ish-legjendat e klubit  të “The Reds” për  futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, i cili duket tashmë një bast i fituar i Jurgen Klopp me drejtuesit e skuadrës.

Legjenda e klubit anglez, John Aldrige, ka thënë fjalët më të mira për shtatshkurtrin me origjinë nga Kosova, por që karrierën e ka zhvilluar në kontinentin Europian.

“Kur Shaqiri hyri në fushë ndaj Cardifit, loja jonë ndryshoi dhe ne u bëmë të paparashikueshëm. Na kishin ngulur në mbrojtje para se ai të vinte në fushë, më pas ai me eksperiencën e tij, me pasat dhe lëvizjet e shkëlqyera ndryshoj gjithçka. Dhe goli gjithashtu. E ka vendosur veten në një pozicion të mirë. Ai është absolutisht i shkëlqyer. Mendoj se Shaqiri për 13 milionë paund ishte goditja më e mirë e merkatos verore”, tha ai.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing