Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Kolegjin ILIRIA u arrit rekord i ri botëror

Kulturë  |  07.11.2018 Ora 14:56   
Në një ceremoni të organizuar në Kolegjin ILIRIA, Agim Agushi, tashmë rekordmen i shumëfishtë botëror, i cili disa herë ka arritur ta shkruaj emrin e tij në librin e Guiness- it,  sot arriti një rekord të ri botëror, shkruan Radio Plus.

Agim Agushi, i cili është i angazhuar edhe në Kolegjin ILIRA, si asistent i matematikës, është i pari në botë, që arriti të veshë dhe zhveshë, 70 fanela, gjatë goditjeve të topit më kokë.

Sipas komisionit të përbërë nga z.Gani Kosumi, redaktor i sportit në RTK, Arbër Reçi, Sekretar i përgithshëm pranë Kolegjit ILIRIA dhe Dr. Petrit Hasanaj, profesor në Kolegjin Ilira, Agim Agushi për 28 minuta e 34 sekonda, shënoi rekordin botëror, në kategorinë e veshje – zhveshje, të 70 fanelave, gjatë goditjeve të topit më kokë.

“Sot ndihem shumë i privilegjuar, dhe kam kënaqësinë, që në një ceremoni të organizuar nga Kolegji ILIRIA, të arrrijë një rekord botëror, i cili iu paraprinë edhe disa rekordeve të tjera botërore, të cilat shumë shpejt po synoj t’i arrijë”, tha Agim Agushi, pasi pranoi edhe një certifikatë mirnjohjeje, nga Kolegji ILIRIA.



“Është një rekord i cili është kërkuar nga klubi i rekordeve të botës. Ky është vetëm një nga rekordet e mia, të cilat do të vzhdojnë menjëherë muajin tjetër. Nëse më aprovohet nga institucionet në Dubai, atje do të tentojë të shënojë rekord botëror në librin Guiness në kategorinë ngritje - zbritje shkallëve, duke goditur topin më kokë”, rekord të cilin synoj ta arrijë në “Burj Kalifa” apo “Kulla Dubai” që është edhe ndërtesa më e lartë në botë, me 211 kate", u shpreh rekordmeni kosovar, nga Vitia.

“Kolegji ILIRIA, përveç angazhimeve në procesin mësimor e shkencor, organizon dhe përkrahë edhe aktivitete kulturore, sportive. Sot Kolegji ILIRIA është i nderuar, që ka organizuar një garë të tillë botërore, ku u arrit një rekord botëror”, tha Isak Shema, rektor në Kolegjin ILIRIA.

 




 
 
 
 

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing