Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vdiq kitaristi i grupit “ABBA”, Lasse Wellander

Muzikë  |  11.04.2023 Ora 8:50   

Kitaristi i kamotshëm i grupit “ABBA”, Lasse Wellander, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.

Wellander ishte pjesë e shumicës prej këngëve më të njohura të bendit ikonik, bëri turne me ta për shumë vjet dhe ndihmoi në krijimin e hitit botëror, “Mamma Mia!”.

Muzikanti vdiq të premten, pak kohë pasi u diagnostikua me kancer. Kështu bëri të ditur familja e tij përmes një komunikate për media.

“Me pikëllim të madh po ju lajmërojmë se i dashuri ynë Lasse ka vdekur. Së fundmi ai u prek nga sëmundja e kancerit dhe si pasojë vdiq i rrethuar nga më të dashurit e tij”.

Tutje ai u kujtua si muzikant i mahnitshëm dhe modest.

Edhe anëtarët e tjerë të grupit “ABBA” e ndanë një mesazh emocional në rrjetet sociale, përmes së cilit e kujtuan dhe nderuan kolegun dhe mikun e tyre.

“Lasse ishte një mik i dashur, një person qesharak dhe një kitarist i jashtëzakonshëm. Rëndësia e kontributit të tij kreativ në studio incizuese është e madhe, njësoj sikurse puna dhe talenti i tij në kitarë. Ne e vajtojmë vdekjen e tij tragjike dhe të parakohshme dhe kujtojmë fjalët e mira, sensin e humorit, fytyrën e buzëqeshur, shkëlqimin muzikor të njeriut që luajti një rol kaq të pandashëm në historinë e grupit ‘ABBA’. Do të na mungojë shumë dhe nuk do ta harrojmë kurrë atë”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing