Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shënohet 50 vjetori i "WHITE" nga "Beatels", albumit që solli histori

Muzikë  |  26.11.2018 Ora 11:01   
Këtë vit festohet 50-vjetori i albumit të famshëm ”White”, kompozuar nga grupi ”Beatles”.
Stili i grupit anglez ndikoi në publik, duke u shpërhapur dhe duke u kthyer gjithashtu në mënyrë jetese.

Plot 50 vite më parë, kur disku doli në shitje, ishte një kryevepër absolute e historisë së rrymës “Rock”. Një disk i pasur, kompleks, kaotik dhe surprizues, që shënjoi edhe fillimin e fundit të historisë së grupit; por hapi gjithashtu fazën e fundit legjendare të prodhimit të tyre me pjesët e famshme: “Abbey Road” dhe “Let It Be”.

Viti 1968 për “Beatles”-at nisi në Indi, me udhëtimin historik në “Rishikesh”, i kryer nën shtysën e George Harrison. Ai udhëtim frymëzoi një gjeneratë të tërë për t’u interesuar për muzikën, kulturën, fetë orientale dhe spiritualizmin lindor.

Bëhej fjalë për një botë, që nga ajo periudhë u bë familjare për një pjesë të madhe të Perëndimit, që nuk i kishte konsideruar kurrë mjaftueshëm nuancat muzikore të lindjes.

Disku përmban një përzierje mes Pop-it, muzikës akustike dhe asaj elektrike, spiritualitetit dhe politikës, ëmbëlsisë dhe nervozizmit, Rock-ut dhe rrymës Psychedelik.

Pra, 50 vite në distancë e gjejmë veten duke celebruar ende, jo vetëm historinë e tyre, por edhe aktualitetin e jashtëzakonshëm të muzikës “Beatles”-iane.

 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing