Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kërkohet rritja e buxhetit për kërkime shkencore

Vendi  |  25.04.2023 Ora 10:28   

Në vitet e fundit Qeveria e Kosovës ka ndarë një pjesë të vogël të buxhetit për kërkimet shkencore, duke e lënë kështu vendin në një pozitë të varfër në krahasim me vendet e tjera në rajon.

 

Profesorë universitarë dhe ekspertë të fushave të ndryshme po vlerësojnë se kjo është një pengesë për zhvillimin e kërkimeve shkencore dhe inovacionit, dhe kërkojnë ndryshime të menjëhershme.


Ndarja e buxhetit të ulët për kërkime shkencore dhe inovacion nga Qeveria e Kosovës po vazhdon të pengojë rritjen e konkurrencës në tregjet ndërkombëtare dhe krijimin e një shoqërie më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme në të ardhmen.
 

Drejtori ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, Alban Hashani, tha për Radio Kosovën se Plani Kombëtar i Shkencës 2023-2028 ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e vendit, por se deri më tani nuk është bërë sa duhet në këtë drejtim. 
 

Ai tha se me Planin e ri Kombëtar, parashihen që brenda 6 viteve të ndahen 90 milionë euro për kërkime shkencore dhe inovacion.  

“ Hartimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028  për Kosovën vjen në një moment të rëndësishëm ku duhet të bëhet një kthesë e rëndësishëm për mbështetjen e kërkimit dhe inovacionit. Kosova duhet të zë një vend të merituar në  hapësirat evropiane të kërkimeve e cila deri më tani ka qenë një hapësirë modeste për Kosovën", tha ai.
 

E, profesori Isuf Berisha Programin Kombëtar të Shkencës 2023-2028 po e vlerëson si të qëlluar, por se buxhetin po e konsideron të pamjaftueshëm për adresimin e sfidave. 
 

”Programi Kombëtar i Shkencës 2023-2028 krahasuar me programin e kaluar të shkencës paraqet një rritje të konsiderueshme të buxhetit. Por prapëseprapë ky buxhet mbetet i pamjaftueshëm për adresimin e sfidave të këtij sektori", tha ai.
 

Njohës të arsimit po vlerësojnë se Qeveria e Kosovës duhet të ndajë një pjesë më të madhe të buxhetit për kërkime shkencore në vitet e ardhshme. Investimet e rregullta në kërkime shkencore do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve kërkimore në institucione të ndryshme shkencore dhe akademike, si dhe do të ndihmojnë në rritjen e numrit të studentëve në programet e studimit shkencor.
 

Sipas LIGJIT PËR VEPRIMTARINË KËRKIMORE – SHKENCORE, përkatësisht nenit 7 thuhet se për sigurimin e kushteve dhe mjeteve të nevojshme për hulumtimin dhe publikimet shkencore , ndahen deri 0,7% e Buxhetit të Kosovës.’ 
 

Për vite me radhë sipas raporteve të organizatave vendore që merren  me çështjet e arsimit, Kosova ka shpenzuar 0.1 për qind nga Bruto Prodhimit Vendor (BPV)për hulumtim dhe inovacion, që e ka vendosur atë edhe mbrapa të gjitha vendeve të Ballkanit. 
 

Sipas Agjendës së Lisbonës, të gjitha shtetet anëtare të BE-së janë të detyruara të caktojnë një minimum prej 3 përqind të BPV-së së tyre për kërkime shkencore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing