Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova dekorohet me medalje presidenciale nga Erdogan

Vendi  |  26.04.2023 Ora 8:27   

Kosova është dekoruar me medalje presidenciale nga Recep Tajip Erdogan për shërbimin humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit që goditën Turqinë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se për shërbimin humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit që goditën pjesën jugore të Turqisë, Kosova është dekoruar me medalje presidenciale nga presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan.

Dekorimi me medalje presidenciale vjen edhe si meritë e kontributit të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe vullnetarëve tjerë nga Kosova.

“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan si meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Tërmetet që goditën Turqinë në shkurt të këtij viti lanë të vdekur mbi 50 mijë persona derisa dëmet materiale ishin disa miliardëshe.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing