Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

1 milion turistë të huaj për tre muaj në Shqipëri

Vendi  |  26.04.2023 Ora 8:39   

Turizmi e ka nisur vitin me “këmbë të mbarë” në Shqipëri dhe shifrat po paralajmërojnë një sezon edhe më të mirë se ai i shkuari.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tre muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë mbi 1 milion të huaj nga rreth 670 mijë në po të njëjtin hark kohor të 2022-shit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se pjesa më e madhe e tyre erdhën nga vendet europiane, ndjekur nga Amerika dhe Azia Lindore.

Spanja ka konfirmuar shifra më të larta duke nisur edhe turizmin e organizuar, teksa Italia ka një rritje të interesit për vizitorët individual.

Edhe nga Polonia që është kryesore për turizmin e organizuar në vend ka një rritje të rezervimeve në raport me kontratat paraprake me garanci.

Pjesa më e madhe tyre, mbi 993 mijë ka deklaruar se ka hyrë në Shqipëri për pushime ose për të vizituar të afërm. Hyrje në rritje ka pasur edhe nga të huajt që e përdorin Shqipërinë si vend trasit, ndjekur nga ata për qëllime biznesi, trajtime shëndetësore apo fetare.

Nga ana tjetër, në rritje kanë rezultuar edhe daljet e shtetasve shqiptarë në harkun e muajve janar-mars. Nga të dhënat rezulton se drejt vendeve të rajonit, Europës apo në Amerikë janë larguar gati 1.4 milionë shqiptarë, shifër kjo e rritur me mbi 32 për qind në krahasim me një vit më parë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing