Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa bën publike lidhjen e saj me regjisorin francez Romain Gavras?

Muzikë  |  26.04.2023 Ora 8:40   

Bota e dashurisë së të famshmëve po kthehet përmbys dhe fansat e të famshmëve nuk mund të ndalojnë së habituri nga çdo çift që konfirmohet nga mediat.

Lidhja e parë që shpërtheu mendjen e të gjithëve kohët e fundit ishte ajo mes modeles Kendall Jenner dhe këngëtarit Bad Bunny, por kjo romancë u la shpejt në një anë kur motra e saj Kylie Jenner vizitoi shtëpinë e aktorit Timothee Chalamet, duke nxitur më tej thashethemet që ata mund të ishin në një lidhje.

Sikur të mos mjaftonte kjo, disa përdorues të Twitterit kanë paraqitur një teori të largët duke lënë të kuptohet se Taylor Swift dhe Fernando Alonso mund të kenë nisur

Përballë kaq shumë çmendurisë dhe thashethemeve, e vetmja që ka bërë publike dashurinë e saj ka qenë artistja shqiptare Dua Lipa, e cila për herë të parë ka ndarë me ndjekësit një fotografi me të dashurin e saj të ri.

Interpretuesja e hitit “New Wules” publikoi për fansat e saj në InstaStory një fotografi të saj dhe Romain Gavras.

Në fotografi duket dora e Dua Lipës duke mbajtur një polaroid ku shihet ajo duke qeshur me regjisorin francez. Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë dhe bëjnë publike lidhjen e tyre.

Edhe pse këngëtarja e hitit “Levitating” nuk ka folur e as ka shkruar asgjë lidhur për këtë çështje, emoji i kuq i zemrës me polaroid konfirmon atë që shumëkush dyshoi, Dua Lipa ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë në botën e kinemasë me regjisorin Romain Gavras.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing