Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rekordmeni Haaland shkruan historinë në Premier League

Sport  |  04.05.2023 Ora 8:43   

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka vazhduar të shënojë në Ligën Premier duke vënë rekord në sfidën ndaj West Ham Unitedit.

Norvegjezi realizoi golin e 35-të në kampionatin anglez këtë edicion duke u bërë lojtari me më së shumti gola të realizuar brenda një sezoni në Ligën Premier.

Në këtë mënyrë, ai e ka thyer rekordin e mbajtur më herët nga Alan Shearer dhe Andy Cole.

Kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në mbyllje të sezonit në Ligën Premier, padyshim se Haaland do ta ngrejë më shumë këtë rekord.

22-vjeçari tashmë i ka shënuar 51 gola në të gjitha garat këtë edicion me Citizens. Vetëm Dixie Dean është futbollisti që ka shënuar më shumë gola (63) në një sezon të vetëm në futbollin anglez.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing