Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot nis Chopin Piano Fest, sjell në Prishtinë pianistë të shquar

Muzikë  |  09.05.2023 Ora 8:55   

ChopinPianoFEST Prishtina, festivali muzikor i vlerësuar shumë nga kritika, media, fansat dhe audienca në rritje si një prezantim i shkëlqyer i mjeshtërisë së pianos po sjell edicionin e 13-të me radhë.

Sot, më datë 9 Maj, do të nis rrugëtimin ky festival, për të sjell para jush koncerte të mrekullueshme nga artistë tejet të veçantë.

Festivali që përgjatë gjithë këtyre viteve ka ofruar interpretime si nga pianistë me famë botërore ashtu edhe nga talentet vendore dhe shërben si platformë shkëmbimi kulturor mes artistëve kosovarë dhe artistëve që vijnë nga vende të ndryshme të botës, njëjtë do të veprojë edhe këtë vit.

Muzika është gjuha e përbashkët e komunikimit dhe bashkëpunimit dhe festivali ka pritur edhe muzikantë nga vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Edicioni i 13-të i Chopin Piano FEST Prishtina 2023 do të mbledhë pianistë të shquar vendas dhe ndërkombëtarë që interpretojnë jo vetëm veprat e Chopin-it, por edhe kompozitorë të tjerë të njohur, klasikë dhe bashkëkohorë që interpretojnë ansamble piano solo dhe piano (trio, duo, sekstet) repertor, duke përfshirë koncerti për piano me Filarmoninë e Kosovës.

Festivali promovohet gjithashtu nga EFA (Asociacioni Evropian i Festivaleve) http://www.efa-aef.eu/en/home/ dhe është pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Chopin (IFC) e lidhur me UNESCO-n.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing