Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Flowers” nga Miley Cyrus e shënon edhe një rekord

Muzikë  |  09.05.2023 Ora 8:59   

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Miley Cyrus, mund t’ia blejë vetes 1 miliard lule.

Në fund të javës së kaluar, hiti i yllit të muzikës pop, “Floëers”, e theu edhe një reKord tjetër duke u bërë kënga e cila më së shpejti i arriti 1 miliard transmetime, në historinë e platformës muzikore Spotify.

Cyrus i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta festuar këtë sukses me ç’rast e postoi një mesazh ku shkruhej: “Disa lule nuk zbehen kurrë. Faleminderit të gjithë adhuruesve”.

Kënga “Flowers” i shënoi 1 miliard transmetime në vetëm 112 ditë, prej datës së lansimit më 12 janar të këtij viti. Ajo është kënga kryesore e albumit të fundit të këngëtares, “Endless Summer Vacation”. Nga momenti i publikimit të shoqëruar edhe me një videoklip artistik, “Flowers” i ka kaluar tetë javë rresht në vendin e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”, si dhe i kryesoi toplistat ndërkombëtare për 12 javë rresht.

Në rrugëtimin drejt suksesit, kënga ka arritur të thyej rekord pas rekordi, duke bërë histori në skenën muzikore dhe u shndërruar në një hit që do t’i mbijetojë kohës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing