Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Demi Lovato nominohet në "Grammy Awards"

Muzikë  |  19.12.2018 Ora 10:58   
Kanë kaluar vetëm pak javë nga përfundimi i trajtimit të saj në një qendër rehabilitimi për varësinë nga droga dhe tani duket se gjithçka në jetën e këngëtares së njohur amerikane, Demi Lovato, po shkon siç duhet, shkruan Radio Plus.

Demi Lovato ka njoftuar se është nominuar për një çmimin “Grammy”, për projektin muzikor “Fall In Line” të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me këngëtaren, Christina Aguilera.

Demi Lovato dhe Christina Aguilera janë nominuar në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”, ku për të marrë këtë çmim janë në konkurrencë me Backstreet Boys, Tonny Bennett & Diana Krall, Lady Gaga & Bradley Cooper, Maroon 5 & Cardi B, Justin Timberlake & Chris Stapleton dhe Zedd, Maren Morris & Grey.

Për 26-vjeçaren ky është nominimi i dytë që merr në “Grammy Aëards” ndërkohë që përfaqësuesit e saj janë shprehur për “Billboard” se këngëtarja nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Ajo ka rezervuar shumë projekte muzikore për vitin e ardhshëm që mund të kthehen në hite dhe të pushtojnë klasifikimet muzikore.


 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing