Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tupac do të bëhet me yll në bulevardin e të famshmëve në Hollywood

Muzikë  |  02.06.2023 Ora 8:39   
Reperi legjendar, Tupac Shakur, më në fund do të bëhet me yll në Hollywood Walk of Fame, më shumë se 26 vjet pas vdekjes së tij.

Ai do të nderohet gjatë një ceremonie të planifikuar për datën 7 qershor, kur do të zbulohet edhe ylli i tij.

Dhoma e Tregtisë në Hollywood konfirmoi për LA Times se reperi do të marrë një nderim pas vdekjes, ndërsa ylli i tij do të jetë i 2.758 në Walk of Fame.

Tupac ka lindur në New York dhe kishte një ndikim të madh në hip-hop, veçanërisht në skenën e repit të Bregut Perëndimor.

Sekyiwa Shakur, motra e reperit të famshëm, do ta pranojë nderimin në emër të tij dhe ceremonia do të udhëhiqet nga drejtuesi i radios në Los Angeles, Big Boy, derisa regjisori Allen Hughes dhe shkrimtari Jamal Joseph do të mbajnë fjalime.

Shakur, i cili njihet në skenë si 2Pac, publikoi albumin e tij të parë në vitin 1991 dhe që atëherë ka shijuar suksesin e hiteve të tij duke përfshirë “California Love”, “All Eyez on Me”, “Changes” e “I Ain’t mad at Cha”.

Ai vdiq më 13 shtator 1996, pasi u qëllua katër herë në Las Vegas, në moshën 25 vjeçare.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing