Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kënga e re e Luizit pjesë e trendeve muzikore nga e gjithë bota

Muzikë  |  06.06.2023 Ora 8:27   
Luiz Ejlli tashmë po përballet me një tjetër sukses me këngën më të fundit “Përjetësisht” që theu rekorde sapo u publikua.

Kjo këngë zë një pozicion të rëndësishëm edhe në renditjen që është bërë për trendet muzikore në të gjithë botën, ku ka arritur lartë në renditje.


(Foto: kworb.net)

Këngëtari më i përfolur i momentit është në një listë me disa nga artistët më të famshëm në të gjithë botën. Sipas renditjes kënga është rritur falë dëgjueshmërisë së lartë që ka pasur – transmeton Top Channel.

Ajo që vlen për tu përmendur është edhe koha në të cilën balada e dashurisë arriti të përhapej me shpejtësi. Kanë kaluar vetëm dy ditë dhe tashmë “Përjetësisht” numëron afro dy milionë klikime në YouTube.

Kënga “Përjetësisht” e fituesit të “Big Brother VIP 2” ishte krijuar me fjalë të ndiera që duket se është dhe historia e jetës së tij e dashurisë që gjeti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Luiz Ejlli vendosi të vijë këtë herë me një solo, pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me artistin Donald Veshaj, që arriti po ashtu miliona shikime.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing