Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmi “Barbie” zbrazi furnizimin me ngjyrën rozë të një kompanie të tërë

Film  |  06.06.2023 Ora 8:27   

Prodhimi i filmit “Barbie”, i Warner Brosit, i cili do të lansohet shumë shpejt, ka bërë që furnizimi global i ngjyrës rozë i kompanisë që furnizoi skenografët, të zbrazet i tëri, raportoi "Los Angeles Times".

"Ata përdorën aq bojë sa kishim ne", tha Lauren Proud, zëvendëspresidente e marketingut global në Rosco, e cila njihet për lidhjet e saj të thella me industrinë e filmit dhe televizionit të Hollywoodit.

Në një intervistë dhënë “The Times”, ajo i referohej furnizimit me ngjyrë rozë fluoreshente, e cila është përdorur për krijimin e seteve të Barbieland të filmit.

Dizajnerja e prodhimit të filmit, Sarah Greenwood, foli për “Architectural Digest” këtë javë, për sasitë e pafundme të ngjyrës rozë që kërkoheshin për setin. Gjatë intervistës, Greenwood pohoi se filmi ka shkaktuar një mungesë të madhe të kësaj boje.

“Botës iu mbarua ngjyra rozë”, tha ajo për revistën.

Megjithatë, Proud tha se nuk është aq e thjeshtë. Gjatë prodhimit të "Barbie" në 2022, pandemia COVID-19 po bllokonte zinxhirin global të furnizimit në një mori produktesh dhe mallrash, përfshirë bojën e Rosco dhe me pak fjalë, kjo kompani tashmë po funksiononte me më pak bojë se që është mësuar.

"Barbie" ka një kastë të mbushur me yje që përfshin Simu Liun, Dua Lipën, Helen Mirren, Issa Raen, America Ferreran, Kate McKinnon, Michael Ceran, Ariana Greenblatt, Rhea Perlman, Ana Cruz Kaynen, Emma Mackeyn, Hari Nef, Alexandra Shipp, Kingsley Ben-Adir, Ncuti Gatëa, Scott Evans, Jamie Demetriou, Connor Sëindells, Sharon Rooney, Nicola Coughlan dhe Ritu Arya.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing