Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare pianisti George Winston

Muzikë  |  07.06.2023 Ora 15:37   
Pianisti fitues i çmimit Grammy, George Winston, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Një deklaratë në faqen e internetit të pianistit solist konfirmoi se George kishte vdekur më 4 qershor pas një beteje dhjetëvjeçare me kancerin.

"Jemi thellësisht të pikëlluar të ndajmë lajmin se George Winston ka ndërruar jetë pas një beteje 10-vjeçare me kancerin. George në heshtje dhe pa dhimbje u largua nga kjo botë ndërsa flinte të dielën, 4 qershor 2023", thuhet në deklaratë.

Pianisti solist shiti mbi 15 milionë kopje të albumeve të tij gjatë karrierës së tij, pasi u bë i njohur në vitet 1980 me një treshe disqesh: Vjeshtë, Dimër në Pranverë dhe Dhjetor. Ai publikoi 16 albume gjithsej, me të cilin fitoi Grammy për albumin më të mirë të New Age për albumin e tij Forest të vitit 1994.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing