Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 31 mijë lindje brenda dhe jashtë Kosovës gjatë vitit të kaluar – këta janë emrat më të përdorur

Vendi  |  08.06.2023 Ora 8:13   
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të mërkurën Statistikat e Lindjeve për vitin 2022.

Sipas ASK-së, në vitin 2022 janë regjistruar 31 mijë e 420 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 22 mijë e 632 lindje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 mijë e 615 janë meshkuj (51.3%) dhe 11 mijë e 17 janë femra (48.7%). Kurse, jashtë Kosovës janë kryer 8 mijë e 788 lindje.

Të lindur binjak në vitin 2022 (brenda dhe jashtë Kosovës) janë regjistruar 810 foshnje.

Më së shumti lindje të gjalla (brenda dhe jashtë Kosovës), ishin sipas grup-moshës së nënës (25-29 vjeç) me 10 mijë e 671 lindje.

Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për femra ishin: Ajla (372 foshnje), Dua (289 foshnje), Bora (259 foshnje), Hana (242 foshnje), dhe Inara (230 foshnje).

Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për meshkuj ishin: Ajan (232 foshnje), Noar (217 foshnje), Nil (216 foshnje), Amar (214 foshnje), dhe Troi (211 foshnje).

“Këto janë të dhëna administrative. Burimi i të tyre është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC). Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing