Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kadriu: Ushqimi është i sigurt në Kosovë

Vendi  |  12.06.2023 Ora 10:36   

Zyrtarë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, gjithmonë janë në inspektim të ushqimeve, në mënyrë që ai të jetë sa më cilësor për konsumatorët.

Njohës të fushës thonë se ka vend për të punuar më shumë në kriteret ushqyese, derisa përfaqësues të qytetarëve, janë skeptikë për sa i përket sigurisë së ushqimit në Kosovë. 

Shumica e produkteve në Kosovë importohen nga vendet fqinje, të Bashkimit Evropian dhe të tjera, pasi industria e prodhimit nuk është shumë e zhvilluar. Duke folur për RTK-në, drejtori i Agjencisë  së Ushqimit dhe Veterinës, Flamur Kadriu, thotë se ushqimi është i sigurt në Kosovë, por specifikon edhe produktet më sfiduese për kontrollimin e tyre.

 “Gjithmonë një rrezik është më i madh te produktet shtazore, derisa te produktet bimore është më lehtë, por nuk përjashtohen rreziqet. Çdo produkt i ka specifikat e veta në të cilat do të reagohet. Te prodhuesi duhet të angazhohen më shumë në sisteme të cilat e pamundësojnë një rrezik t’i  asociohet një produkti dhe t’i ofrohet konsumatorit. Ato standardet ushqimore, duhet të implementohen me saktësi, të kihet parasysh se gjithmonë që një produkt duhet të kalojë nëpër filtrat e vetë  prodhuesit, tregtuesit apo edhe operatorit që merret me ushqim”, ka thënë Kadriu.

Çdo ditë në markete ke produkte të cilat lënë vend për diskutim, thotë për Radio Kosovën Selatin Kaçaniku, nga organizata “Konsumatori”.

 “Sa herë që shkoj në markete gjithmonë gjej gjysmën e karrocës me artikuj që duhet diskutuar, dhe duke pasur parasysh të gjitha këto, unë jam skeptik për sa i përket sigurisë së ushqimit. E di shumë sigurt se kontroll ka pasur, por edhe ajo kontroll gjithmonë ka qenë e diskutueshme. Kontrolli i importit të ushqimeve zbatohet sipas një standardi që po aplikohet në gjithë botën e që përfshin rreth 1 për qind të kontrollit në bazë të mostrave të rastësishme gjatë kontrollit në kufi, ky 1 për qind nuk mjafton”, ka thënë Kaçaniku.  

Profesori Imer Rusinovci duke folur për Radio Kosovën, thotë se Kosova është shndërruar në vend importues.

 “Si vend karakterizomi me pamjaftueshmëri të madhe të prodhimit vendor dhe varemi nga importi. Çështja e importit të produkteve ushqimore në përgjithësi atyre bazë, bënë që inspektorët sanitarë të jenë shumë të kujdesshëm në kontrollin e cilësisë së ushqimit që hyjnë në vend. Mendoj se ka shumë vend që të punohet në terren në sigurinë ushqimore, për t’i plotësuar standardet apo kriteret ushqyese, produkti që importohet”, ka deklaruar Rusinovci.

Agjenica e Ushqimit dhe Veterinës, shtron nevojën për një numër më të madh të inspektorëve dhe resurseve humane, e cila ndihmon në shtrirjen më të madhe të kontrollit të ushqimit. Sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, në prill të këtij viti eksportet nga Kosova kanë arritur vlerën e 67.2 milionë eurove, kurse importet kanë qenë në vlerë prej importi 448.2 milionë eurosh./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing