Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hapet “Java Olimpike 2023”, Krasniqi: Qëllimi kryesor përfshirja e sa më shumë fëmijëve

Sport  |  13.06.2023 Ora 8:19   

Është hapur “Java Olimpike 2023”.Kjo javë do të zgjasë deri më 16 qershor.

Kryetari i KOK-ut Ismet Krasniqi, se qëllimi i kësaj jave është përfshirja e sa më shumë fëmijëve e të rinjve që të merren me sa më shumë aktivitet sportive.

“Komuniteti Olimpik së bashku me federata do të organizojnë aktivitete të shumta, ku qëllimi kryesorë është përfshirja sa më shumë fëmijëve dhe të rriturve që të merren me sa më shumë aktivitet. Edhe motoja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është që sa më shumë të merremi me sport, sa më shumë të jemi aktiv me sport”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për organizimin e Javës Olimpike, njëherit kryetari i Federatës së Atletikës, Halil Syjlemani, i ka prezantuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë kësaj jave.

“Puna më e madhe na mbete gjatë kësaj jave. Do të ju informoj më aktivitete që do të mbahen gjatë kësaj jave. Me 13 qershor është paraparë që të mbahet tryeza e sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe KOK-ut. Pastaj do të vizitohen kopshtet publike dhe private ku do të promovohen vlerat olimpike”, tha Sylejmani.

“Me datën 14 qershor Federata e Sportit Universitarë të Kosovë do të organizoj aktivitet të ndryshme sportive. Kurse komunat që do të zhvillojnë aktivitete janë Vushtrria, Skenderaj, Peja, Istogu, Klina, Deçani dhe Juniku. Me 15 do të mbahet turneu i futbollit i cili do të organizohet në stadiumin e Toukbashqes, me pjesëmarrjen e ekipeve kryesisht të institucioneve sportive”, theksoi ai.

“Në të njëjtën ditë komunat e Podujevës, Vitisë, Kamenicës, Obiliqit, Gjakovës dhe Rahovecit do të organizojnë aktivitet më fëmijë. Dita kryesore është ditën e premte ku  do të shënojmë ditën olimpike, në këtë rast do të mbahet edhe prezantimi i ekipit të Kosovës për Lojërat Evropiane ‘Krakov 2023’. Po ashu do të zhvillohen aktivitet në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Suharekës, Ferizajt dhe Lipjanit”, shtoi kryetari i Federatës së Atletikës.

E sekretari i Federatës së sportit shkollor, Agron Dubovci, tha se qëllimi kryesor i aktiviteteve që do të organizohen është që ata ta shohin dhe të prekin sukseset e olimpistët tanë e gjithashtu edhe pjesëmarrje më të madhe të fëmijëve në këto aktivitetet

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing