Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ministria e Infrastrukturës shpall fituesit e tenderit për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Vendi  |  13.06.2023 Ora 8:21   

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpallur fituesit e tri lloteve të tenderit për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë.

Janë tri konsorciume private që kanë përfituar nga një llot të tenderit.

Sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), vlera totale e këtyre lloteve është mbi 24 milionë euro.

Për pjesën e parë, fitues është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë Pro & Co Group SH.P.K. dhe Levantina Ingenieria Y Construcion. Vlera e këtij lloti në kontratë është rreth 6.5 milionë euro.

Ndërsa, pjesa e dytë është fituar nga konzerciumi i operatorëve ekonomikë 2A Group SH.P.K. dhe Vega SH.P.K., me vlerë prej rreth 8.5 milionë euro.

Derisa pjesa e katërt, apo lloti 3 është fituar nga grupi i operatorëve Agbes Construksion SH.P.K, Arbotec SH.P.K., GEO Construction SH.P.K., Mineral L.L.C. dhe BM Group SH.P.K. me seli nga Fieri i Shqipërisë.

Ministri Liburn Aliu në dhjetor të vitit të kaluar ka thënë se kanë zgjidhur problemet me shpronësimet për rrugën Prishtinë-Besi-Podujevë.

Aliu kishte sqaruar se i tërë segmenti do të jetë pesë llote, 16 kilometra nga Lluzhani deri në Bërnicë do të jetë e ndarë në katër llote dhe se lloti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Poduejvë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing