Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Deçan do të organizohet Festivali Gjithëkombëtar i Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Muzikë  |  14.06.2023 Ora 8:24   

Festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” organizohet nga Komuna e Deçanit dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj.

Ky festival është ngjarja më e madhe kulturore që organizohet në Deçan që nga viti 2004 deri në vitin 2023, këtë vit organizohet edicioni i 10-të.

Festivali, organizohet në shenjë nderimi dhe respekti për Dervish Shaqën dhe Demush Nezirin. Gjithashtu, Festivali është kujtim edhe për të gjithë rapsodët tjerë deçanas.

Më organizimin e këtij festivali i kontribuohet ruajtjes, kultivimit dhe promovimit të muzikës së mirëfilltë burimore folklorike por edhe të unifikimit të kulturës shqiptare.

Deçani ka një traditë të hershme të ruajtjes, zhvillimit dhe të promovimit të kulturës sonë, ka histori dhe traditë të mirë në organizimin e grupeve dhe shoqërive kulturo artistike (zhvillimin dhe kultivimin e folklorit tonë burimor), gjithashtu ka traditë të mirë edhe në organizimin e ngjarjeve të ndryshme me karakter kulturor.

Për dy netë me radhë në skenën e festivalit do të defilojnë rapsodë dhe grupe të ndryshme (SHKA dhe Ansamble) artistike duke prezantuar gjithë hapësirën gjeografike shqiptare. Juria profesionale do ndajë çmimet kryesore në festival.

Grupet pjesëmarrëse me programin e tyre artistik:

-15 QERSHOR 2023: Ora 17.00 – Defileja e grupeve artistike nëpër qytet, ora 18:00
– Programi artistik:
1. Grupi “DERVISH SHAQA” hapja e festivalit me këngë
2. Ansambli “DEÇANI” hapja e festivalit me valle
3. AKV “KARSHIAKA” nga Shkupi
4. AKV. “KEMAJL AZIZI” nga Vitia
5. Argjent Avdiu dhe grupi nga Gjakova
6. AKV “SELMAN KADRIA” nga Istogu
7. SHKA “SHARRI” nga Hani i Elezit
8. Ansambli “AMANTIA” nga Vlora
9. SHKA “ALI MULAJ” nga Gjakova
10.Skënder Fejzullahu & Muhamet Ahmeti, nga Prishtina
11. AKV “KASTRIOTËT” nga Ferizaj
12. Ansambli “FLAKA E LLAPIT” nga Podujeva
13. SHKA “TINGUJT E VENDLINDJES” nga Stagova e Kaçanikut

-16 QERSHOR 2023: Ora 17.00 – Defileja nëpër qytet e grupeve artistike, ora 18:00
– Programi artistik:
1. Aansambli Autokton “Rugova” nga Rugova-Pejë
2. Grupi “ALBAFOLK” nga Tirana
3. AKV “ZËRI I KAMENICËS” nga Kamenica
4. AKV “DRENICA” nga Skenderaj
5. SHKA “Koha” nga Dinosha – Tuz (Mal i Zi)
6. Grupi folklorik i SHF “LUIGJ GURAKUQI” nga Nasheci
7. Ansambli “TRASHËGIMIA DARDANE” nga Tropoja
8. SHKA “SHOTË GALICA” nga Drenasi
9. Grupi Polifonik “THESARET LABE” nga Tirana
10. Ansambli “ZËRI I KOSOVËS” nga Fushë Kosova
11. Vëllezërit Sadiku nga Prishtina
12. Grupi artistik – Pallati i Kulturës ” Dede Ndue Lazri” nga Lezha,
13. SHKA “BAJRAM CURRI” nga Krusha

Ndërsa çmimet që do të ndahen në festival janë:

-Formacioni më i mirë i festivalit:
-Instrumentisti më i mirë:
-Veterani i festivalit
-Talent i ri në perspektivë
-Koreografia – Vallja më e mirë e festivalit:
-Veshja më e kompletuar:
-Pika më autentike e festivalit:
-Grupi më i kompletuar i festivalit:
-Kënga – Teksti më i mirë:
-Valltari më i mirë:
-Valltarja më e mirë
-Çmimi special për bashkëpunim kulturor:
-Këngëtarja më e mirë e festivalit:
-Këngëtari më i mirë:
-Rapsodi më i mirë
-Grupi më i mirë i rapsodëve
-Çmimi i Publikut:
-Vendi i tretë
-Vendi i Dytë:
-Çmimi i parë: “Dervish Shaqa dhe Demush Neziri”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing