Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

‘Rolling Stone’ publikon listën me albumet më të mira të 2023-s deri tani, në mesin e tyre edhe albumi i Bebe Rexhës dhe ai i Ava Max

Muzikë  |  15.06.2023 Ora 8:40   

Revista e famshme Rolling Stone ka publikuar së fundmi listën me albumet më të mira ndërkombëtare deri tani.

Pjesë e listës janë edhe dy albumet e publikuara nga dy këngëtaret shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Rexha ka publikuar në maj albumin e vetë titulluar “Bebe”, ndërsa Ava Max, albumin e dytë në karrierë të titulluar “Diamonds and Dancefloors”.

Krahas listimit, revista e famshme ka dhënë edhe një përshkrim të specifikave të albumeve përkatëse.

“’Diamonds and Dancefloors’ shërbyen si një moment katarsisi për Ava Max, e cila e kanalizoi thyerjen e zemrës së saj reale në këngë optimiste që synojnë “të bëjnë të qash dhe të kërcesh në të njëjtën kohë”. I udhëhequr nga kënga solo ‘Maybe You’re the Problem’, albumi është i mbushur me këngë pop, me një prekje nuancash disko të ndikuar nga stili evropiani muzikës”, ka shkruar Revista Rolling Stone.


Koopertina e albumit “Diamonds and Dancefloors” nga Ava Max (Foto: Ava Max/Instagram)

Ndërkohë, fjalë të mira u shquan edhe për albumin “Bebe” të Bebe Rexhës, i cili tashmë ka tejkaluar shifrën e një miliard dëgjimeve në Spotify.

“Nëpërmjet seancave në studio të mbushura me barëra të këqija, Bebe Rexha përzjeu një lirikë të popit të viteve shtatëdhjetë me melodi të ndritshme dhe nuanca disko për ta bërë albumin e saj më të mirë deri më tani. ‘Bebe’ është një kontrast i fortë nga energjia e errët e muzikës së saj të mëparshme – dhe ajo shkëlqen përmes këtij optimizmi. Megjithëse albumi përmban hitin e saj të mrekullueshëm ‘I’m Good (Blue)’ me David Guettan, si dhe këngët shumë të pëlqyera ‘I’m Not High, I’m In Love’ dhe ‘Seasons’ me legjendën e muzikës country, Dolly Parton”, shkruan Rolling Stone.


Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)
Përndryshe, nga shqiptaret me famë botërore pritet që të nxjerr album edhe Rita Ora, e cila ka planifikuar që të nxjerr në shitje albumin e ri “You and I” muajin tjetër.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing