Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

The Beatles këtë vit lansojnë këngë të re duke përdorur intelegjencën artificiale

Muzikë  |  15.06.2023 Ora 12:06   
Paul McCartney konfirmon këngë të rë nga The Beatles, në një mënyrë krejt të re.

Intelegjenca artificiale është përdorur për të marrë zërin origjinal të John Lennon në një demo të kahmotshme.

Ka qenë vet Paul McCartney që e ka konfirmuar këtë lajm për BBC radio, duke thënë se duke përdorur Intelegjencën artificiale ata kanë arritur të marrin zërin e pastër të Lennon nga koha kur ai kishte provuar një demo në studio muzikore, duke e kombinuar atë më pastaj me pjesën tjetër të krijuar rishtaz.

Kjo këngë do të publikohet këtë vit ndërkaq sa i përket shfrytëzimit të kësaj intelegjence për këtë rast, McCartney ka thënë se për të ka qenë edhe mundësi e mirë por edhe ndjenjë e frikshme.

Sipas tij, kjo do të jetë edhe kënga e fundit me emrin The Beatles.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing