Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shëtitorja e re e plazhit të Durrësit, gati për banorët dhe turistët

Të Tjera  |  16.06.2023 Ora 8:46   

Shëtitorja e re e plazhit është tashmë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve të shumtë që frekuentojnë bregdetin e Durrësit.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako përcolli pamje nga shëtitorja e re, që i shërben turizmit, por edhe banorëve që jetojnë në këtë zonë, shkruan ATSh.

Kjo shëtitore që ndryshon tërësisht imazhin e bregdetit të plazhit të Durrësit ka jo vetëm pistën e këmbësorëve, por edhe atë të biçikletave, hapësira argëtuese për fëmijë, ndriçim dhe gjelbërim.

 

Projekti parashikon edhe rikonstruksionin e fasadave të godinave si dhe zgjerimin e brezit të rërës.

Lungomarja e re është 3 kilometra vijë bregdetare, me gjelbërim, parqe dhe hapësira sportive.

Në gjithë vijën bregdetare janë rreth 58 godina hotelerie me 3100 shtretër.

Shëtitorja merr rëndësi të madhe duke pasur parasysh se gjatë sezonit turistik, popullsia në këtë zonë rritet me 600 mijë banorë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing