Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Benzema golashënuesi i gjashtë më i mirë në Real Madrid

Sport  |  01.02.2019 Ora 10:44   
Në Real Madrid, sulmuesi francez vazhdon të bëjë histori dhe të shkruaj emrin në mesin e legjendave në Santiago Bernabeu.
Benzema ka arritur të bëhet golashënuesi i gjashtë më i madh në histori të klubit, duke arritur të shënoj 209 gola apo një më shumë se legjenda Hugo Sanchez.
Francezi shënoi dy gola në Estadio Montilivi kundër Gironas në Copa del Rey në fitoren 1-3, ku i pari erdhi pas asistimit të Dani Carvajal, ndërsa i dyti pas asistimit të Vinicius Jr.
Tani si golashënuesi i gjashtë i klubit, Benzema nuk është shumë larg Ferenc Puskas me 242 gola, ndërsa pastaj radhitet Santillana më 290 gola.
Në vendin e tretë gjendet legjenda Alfredo Di Stefano me 308 goli, Raul Gonzalez me 323 gola në vend të dytë, ndërsa primati mbahet nga Cristiano Ronaldo në 451 gola.
Ylli francez ka shënuar 136 gola në La Liga, 47 në Ligën e Kampionëve, 20 në Copa del Rey, tri në Kupën e Botës për klube, dy në Superkupën Spanjolle dhe një në Superkupën Evropiane, duke bërë që asnjë konkurs të mos mund t’i rezistojë atij.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing