Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë gjatë koncertit nga një person i pranishëm

Muzikë  |  19.06.2023 Ora 14:13   
Bebe Rexha u përcoll nga skena të dielën mbrëma pasi u godit me telefon në fytyrë gjatë një koncerti në Nju Jork.

Videoja e postuar në rrjetet sociale tregonte këngëtaren e hitit ‘I'm Good (Blu)’ duke mbajtur fytyrën dhe duke u rrëzuar në gjunjë në skenë pasi u godit nga një telefon i hedhur në drejtim të saj nga një pjesëtar i audiencës.

Ekipi i saj nxitoi nga krahët për ta ndihmuar dhe më pas ajo u përcoll nga skena ndërsa vazhdonte të shtrëngonte fytyrën.

" Një Show i shkatërruar nga një fans që i hodhi telefonin @BebeRexha, shpresojmë që ajo të jetë mirë pas kësaj," shkroi një fans në Twitter.

Bebe, 33 vjeç, po performonte në The Rooftop në Pier 17 në New York City si pjesë e turneut të saj Best F'n Night Of My Life.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing