Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina nis aksionin për largimin e qenve endacakë nga rruga

Vendi  |  20.06.2023 Ora 10:13   

Komuna e Prishtinës ka nisur të hënën aksionin për largimin e qenve endacakë nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehimore të licencuara nga Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit.

Ky aksion ka nisur pas raportimit të KOHËS për sulmin e qenit endacak ndaj një fëmije dyvjeçar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

“Të hënën në mbrëmje, si vazhdim i veprimeve të shumta për trajtimin e qenve endacakë, kryeqyteti me vendim të kryetarit, Përparim Rama, ka nisur aksionin për largimin e këtyre kafshëve nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehimore të licencuar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, ku do të trajtohen si duhet dhe përgatiten më pas për adoptim. Nisjen e këtij aksioni e kanë përcjellë drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica dhe këshilltarët Bajram Gecaj e Pëllumb Bajçinovci”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se ky aktivitet do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

“Komuna po ashtu është duke e përgatitur rregulloren për trajtimin e qenve endacakë, ku përfshihet edhe mënyra se si mund të adoptohet një qen i tillë, të cilin do ta trajtojë falas në çfarëdo kohe veterinari i kryeqytetit në qendrën për trajtimin e tyre, e cila gjendet në Hajvali të Prishtinës dhe do të hapet së shpejti”, thuhet më tej në njoftim.

Qytetarët të cilët janë të interesuar të adoptojnë qentë dhe do të subvencionohen me nga 50 euro në muaj, do të kenë të drejtë të marrin deri në pesë qen./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing