Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vendimi i Ministrisë për zgjedhjet në Këshillin e Prindërve vlerësohet i jashtëligjshëm

Vendi  |  20.06.2023 Ora 10:17   

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është akuzuar se është duke tentuar të kapë Këshillin e Prindërve të Kosovës, duke rishpallur zgjedhjet në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas kryetarit të Prindërve, Jeton Demi, vendimet e ministres janë të bazuar në inate. E në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se vendimi i Nagavcit është në kundërshtim me parimet bazë të drejtësisë.

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka akuzuar ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, se është duke tentuar të vendosë diktat, duke rishpallur zgjedhjet për këtë mekanizëm në mënyrë të jashtëligjshme.

Zgjedhjet për Këshillin e Prindërve të Kosovës kanë përfunduar në maj të vitit të shkuar e janë aprovuar nga vetë ministrja Nagavci. Por, në ministri tash kanë thënë se ky proces nuk ka përfunduar vjet.
“Nuk ka pasur proces të përfunduar të zgjedhjes së Këshillit të Prindërve nga skadimi i mandatit në vitin 2022 që konkludon me nxjerrjen e vendimit sipas Udhëzimit Administrativ i cili që ka qenë në fuqi, andaj me Udhëzimin e ri Administrativ parashihen zgjedhjet e reja”, është thënë në përgjigjen e Ministrisë për KOHËN.

Sipas udhëzimit administrativ për zgjedhjen, themelimin dhe funksionimin e Këshillit të Prindërve nuk mund të zgjidhet Këshilli në nivel vendi, pa përfunduar i gjithë procesi.

“Këshilli i Prindërve i Kosovës përbëhet nga kryetarët e Këshillit të Prindërve të secilës komunës”, shkruan në nenin 10 të aktit nën ligjor.

Se pse janë legjitimuar zgjedhjet vjet pa përfunduar procesi zgjedhor në të gjitha nivelet, KOHA nuk ka marrë sqarim.

E, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi, ka thënë se vendimi për zgjedhje të reja është i bazuar në inate ndaj qëndrimeve të prindërve.

“Për shkak se kemi kundërshtuar mbajtjen e mësimit gjatë të shtunave, gjithashtu kemi shprehur pakënaqësi për ndaljen e pagave të mësimdhënësve..., aty kanë filluar ftohja e raporteve”, ka thënë Demi. “Nuk jemi ftuar në asnjë takim, jemi ftuar fare pak, diku edhe hiç nëpër takime zyrtare që i kemi pasur në disa komisione në Ministri të Arsimit, për të kulmuar me udhëzimin administrativ që e kanë punuar njëanshëm, pa na konsultuar e pa na ftuar”, ka shtuar ai.

Zgjedhjet e reja për përbërjen e Këshillave të Prindërve janë shpallur në fund të muajit maj, pasi ministria ka publikuar udhëzimin e ri administrativ që përcakton se kush mund të përfaqësojë prindërit dhe fëmijët. Sipas ministrisë, me miratimin e udhëzimit të ri, automatikisht mbahen zgjedhje të reja.

Sipas Ehat Miftarajt, drejtor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, vendimi i ministrisë është në kundërshtim me parimet bazë të drejtësisë.

“Vendimi i Ministres është arbitrar nuk është i bazuar në asnjë ligj e as në udhëzimin administrativ dhe sikur udhëzimi administrativ të kishte dispozitë për të ndërprerë mandatin anëtarëve aktual të Këshillit të Prindërve njëjta do të ishte në kundërshtim me parimet bazë të drejtësisë, ku mandati nuk mund të merret do të thotë në mënyrë arbitrare, për më tepër këto udhëzime administrative, ligji nuk mund të ketë karakter retroaktiv”, ka thënë Miftaraj.

Në Ministri të Arsimit kanë thënë se me zgjedhjet e reja synojnë që Këshilli i Prindërve të lirohet nga çfarëdo formë e ndikimeve të grupeve të interesit.
“Ky Udhëzim përcakton se Këshilli i Prindërve lirohet nga çfarëdo formë e ndikimeve të grupeve të interesit siç ka ndodhur deri më tani si dhe krijon bazë ligjore të përshtatshme për këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm të përfaqësimit të prindërve, në funksion të zhvillimeve pozitive në arsim”, është thënë në përgjigjen e tyre.

Në Këshillin e Prindërve kanë thënë se do të bojkotojnë procesin zgjedhor.

“Kur Ministrja e Arsimit gjen kohë të merret me çështje krejt tretësore, ndërsa asnjë problem të rëndësishëm në arsim nuk ka arritur ta zgjidhë, krejt çfarë na ngelet ne prindërve është t’i bojkotojmë këto zgjedhje”, ka thënë Demi.

Demi ka drejtuar akuza ndaj ministrisë se ka bërë presion në Shkollën e Gjelbër në Prishtinë, aty ku fëmijët e tij vijojnë procesin mësimor, për t’ia pamundësuar zgjedhjen e tij.

“Ajo çka po ndodh është që Ministria e Arsimit po insiston të kryhet sa më shpejt ky formalitet në shkollat e vendit. Përveç në një shkollë në kryeqytet, ku prej tri javësh i dërgon inspektorët e arsimit për të këqyrur çdo detaj të zgjedhjeve në atë shkollë. Arsyeja është që të pamundësohet të rizgjidhem”, ka thënë ai.

Në ministri kanë thënë se meqë janë të informuar se nuk po respektohen procedurat e zgjedhjes bazuar në Udhëzimin Administrativ, kanë angazhuar inspektorët në terren për t’u siguruar që procesi të realizohet konform kritereve./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing