Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni shalqi

Shëndeti  |  20.06.2023 Ora 10:29   

Në ditët e nxehta të verës frutat duket se janë zgjidhja e përkryer për të përballuar vapën e madhe.

Të pasura me ujë, frutat janë të pazëvendësueshme për një organizëm të shëndetshëm.

Në veçanti shalqiri pasi përbëhet nga 92% ujë dhe njësoj si kastraveci konsiderohet një ndër më hidratuesit për trupin.

Është një burim i mirë vitamine A, B6, C, kaliumi dhe liktopenesh që janë një dhuratë e vërtetë dhe e shëndetshme për organizmin tuaj.

Gjithsesi konsumimi i tepërt i këtij fruti mund të kthehet në një problem të vërtetë me efekte të bezdisshme anësore.

Shkakton diarre

Duke qenë se është një burim i madh uji dhe fibrash mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe stomakun.

Ndaj konsumimi i tepërt i tij mund të shkaktojë diarre, gazra dhe probleme me stomakun.

Ngre sheqerin në gjak

Shalqiri është ndër frutat e pakta që nuk rekomandohet për diabetikët pasi ngre nivelet e sheqerit në gjak.

Megjithëse është një frutë plot vitamina dhe i shëndetshëm duhet bërë kujdes me konsumimin e tij në përditshmëri.

Dëmton mëlçinë

Për personat që konsumojnë sasi të mëdha alkooli shalqiri është një frutë që nuk rekomandohet.

Kjo pasi shalqiri përmban sasi të mëdha liktopenesh të cilat nëse veprojnë me alkoolin në trup mund të dëmtojnë mëlçinë.

Hidratim i tepërt i trupit

Megjithëse hidratimi njihet si nga armët më të forta për organizëm të shëndetshëm edhe mbihidratimi i tij mund të jetë problem.

Shalqiri duke qenë i pasur me ujë përshpejton procesin e tretjes dhe nxjerrjes jashtë të toksinave.

Nëse ju merrni më shumë ujë nga sa trupi ka nevojë, shumë minerale dhe vitamina mund të dalin jashtë duke e lënë trupin pa energji.

Kjo mund të shkaktojë këmbë të fryra, lodhje, probleme me veshkat dhe sasi të ulëta të kripës në trup.

Probleme kardiovaskulare

Shalqiri është një burim i mirë kaliumi që është një nutrient shumë i rëndësishëm për trupin.

Gjithsesi konsumimi më shumë nga sa duhet i kësaj vitamine mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare siç janë rrahjet e çrregullta të zemrës, puls të dobët ose të lartë.

Ndaj mundohuni të mos konsumoni sasi të mëdha të këtij fruti çdo ditë në mënyrë që të mbani problemet larg.

Gjithnjë konsumoni një përzierje me të paktën tre fruta së bashku në mënyrë që të përfitoni një numër të madh vitaminash dhe mineralesh./AgroWeb.org

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing