Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Qendra e Mjekësisë Familjare në Hajvali mbyllet deri më 26 qershor për shkak të renovimit

Shëndeti  |  21.06.2023 Ora 8:15   

Qendra e Mjekësisë Familjare në Hajvali në një njoftim për media ka bërë të ditur se do të jetë e mbyllur për shërbime deri më datën 26 qershor.

Siç thuhet në njoftim, mbyllja do të bëhet për shkak të renovimit.

“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se Qendra e Mjekësisë Familjare në Hajvali është duke u renovuar dhe për këtë arsye kjo qendër do të jetë e mbyllur për shërbime mjekësore deri më 26.06.2023”, thuhet në njoftim,

Më tej, kjo qendër ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për mbylljen.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të Hajvalisë dhe njëherit i njoftojmë se shërbimet mjekësore mund t’i marrin në QMF-në e re në Veternik ose në qendrat tjera të mjekësisë familjare deri në datën e lartëcekur”, theksohet më tej.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing