Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ja kur dhe si do të falet Kurban Bajrami

Vendi  |  27.06.2023 Ora 8:20   

Dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është të mërkurën, më 28 qershor 2023.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

“Namazi i sabahut falet në orën 4.23 min, ndërsa namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.38 min, të cilit do t’i prijë Burhanudin ef. Hashani- kryeimam i Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava”, thuhet në njoftim.

Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit do ta mbajë dr. Selatin Mehani-pedagog në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 28 qershor 2023, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë, nga ora 9:00-12:00.

Me rastin e publikimit të këtijnjoftimi, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë u ka uruar festën e Kurban – Bajramit. 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing