Sot në të gjitha shkollat fillore të Republikës së Kosovës, përfundon viti shkollor 2022/2023.

 

Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, kanë marrë librezat e tyre me nota.

Ndërkohë, viti shkollor për nxënësit nga klasa e dhjetë deri në të dymbëdhjetën, ka përfunduar javën e kaluar.

Ky vit shkollor kishte nisur me greva të mësimdhënësve të cilët kërkonin rritje të pagave, duke bërë që i gjithë shtatori i vitit të kaluar të jetë pushim për nxënësit.

Viti shkollor përfundoi duke u munduar të kompenzohen humbjet e orëve, edhe pse kjo nuk ndodhi në të gjitha shkollat./rtk/