Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bulevardi “Xhorxh Bush” mbyllet për qarkullim deri më 14 korrik, Komuna njofton se si do të qarkullojnë autobusët

Vendi  |  03.07.2023 Ora 8:18   

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se bulevardi “Xhorxh Bush” do të mbyllet për qarkullimin e mjeteve për të mundësuar realizimin e aktiviteteve të ​Universitetit Ndërkombëtar Veror.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se mbyllja do të bëhet nga data 3 korrik deri më 14 korrik.

“Ju njoftojmë se, Bulevardi “Xhorxh Bush” i cili gjendet në qendër të kryeqytetit do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve e mjeteve tjera të transportit nga data 03.07.2023 deri më 14 korrik 2023. Kjo do të bëhet për t’i mundësuar Universitetit Ndërkombëtar Veror të zhvillojë aktivitetet në këtë bulevard. Ndërsa rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë”, bëhet e ditur në njoftim.

Komuna njofton se, tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe do të përshkojnë rrugën “Robert Doll”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing