Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rama: Interesim i madh i qytetarëve për të adoptuar qen endacakë

Vendi  |  06.07.2023 Ora 8:18   

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se interesimi i qytetarëve për të adoptuar qen endacakë është i madh. Sipas tij, kjo do të ndikojë edhe në sigurinë e qytetarëve.

Javë më parë, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që t’i subvencionojë me nga 50 euro në muaj personat që strehojnë një qen endacak. Sipas vendimit një person ka të drejtë t’i strehojë deri në pesë qenë.

Krahas sigurisë së qytetarëve, Rama e ka quajtur edhe trajtim human adoptimin e qenve endacakë.

Ai deklaroi se janë duke e përgatitur edhe kontratën me të cilën përcaktohen kushtet dhe kriteret për adoptimin e qenve endacakë..

“Ka interesim shumë të madh. Një numër i madh i qytetarëve janë të interesuar dhe është një lajm shumë fantastik për arsye se për herë të parë po duket që e kemi një proces i cili do ta bëjë trajtimin human të qenve endacak, pra në të njëjtën kohë kur ne po punojmë për ta eliminuar këtë dukurinë e qenve endacakë, pra mos me i lënë qentë në rrugë, mirëpo me qenë të adoptuar prej familjeve që duan dhe që i trajtojnë në mënyrë humane. Pra jemi duke përgatit kontratën e cila i përcakton parametrat se si duhet të trajtohen një qen, të njëjtën kohë po them sepse qentë keqtrajtohen prej njerëzve, mandej traumatizohen dhe i atakojnë njerëzit, kështu që kjo dukuri do të hiqet si proces i adoptimit të qenve”, teksa ka bërë e përllogaritjet se si mund të ulet numri i qenve në rrugë.

Rama ka deklaruar se qentë e adoptuar mund të trajtohen për qytetarët në nevojë.

“Ne kemi 300 deri në 450 mijë banorë, kështu që kemi rreth 100 mijë familje. 300 qenë aq janë të numëruar nga organizatat ndërkombëtare që thonë se janë qenë endacakë, pra neve na duhen rreth 3 mijë familje të cilat i plotësojnë kushtet për ta adoptuar një qen. Në të njëjtën kohë, qentë mund t’i trajnosh si për njerëz të verbër apo për të ju ndihmuar veteranëve të luftës, pra ka mënyra të ndryshme se si mundemi me i shfrytëzua qentë që adoptohen”, u shpreh Rama.

Rama ka folur edhe për kundërshtitë e këtij vendimi. Thotë se nuk e kanë kuptuar vendimin.

“Po unë mendoj që nuk e kanë kuptuar, për atë edhe ka pas (protesta) sepse tash që e kuptojnë nuk besoj se ka ankesa. Për shembull edhe qentë që janë të lagjes, vetëm duhet me adoptu atë edhe mbikëqyrët dhe nuk do të ketë asnjë problem. Ideja është që t’i trajtojmë në mënyrë humane, dhe në të njëjtën kohë ta ngrisim sigurinë për qytetarët, e posaçërisht për fëmijët tanë”, u shpreh ai.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing