Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Projektligji për pagën minimale, shqyrtohet sot në Kuvend

Vendi  |  13.07.2023 Ora 10:35   

Projektligji për pagën minimale, i cili kaloi në lexim të parë vitin e kaluar, pritet të shqyrtohet sot në Kuvend.

 

Burime të Radio Kosovës kanë thënë se Qeveria është tërhequr nga vlera e pagës minimale 264 euro bruto, dhe se pritet të propozoj pagë minimale mbi 300 euro.

Nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat thonë se çdo pagë minimale nën 450 euro është një lojë e radhës me qytetarët. 

Kuvendi i Kosovës sot, nga ora 10.00 mbanë seancë plenare. Në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe “Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore”.

Ky projektligj që në lexim të parë ishte miratuar në qershor 2022 dhe kishte caktuar pagë minimale në vlerë 264 euro bruto, sot mund të pësoj ndryshime. Të paktën kështu kanë thënë për Radoio Kosovën burime nga Kuvendi, sipas të cilëve, Qeveria Kurti pritet të tërhiqet nga propozimi paraprak dhe të propozojë pagë minimale në mbi 300 euro.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, po ashtu ka thënë për Radio Kosovën se kanë informacione se pritet të ndryshohet vlera e pagës minimale, e cila do të jetë mbi 300 euro.

“Paga minimale është 130 dhe 170, kjo Qeveri e pati propozuar 250 euro. Vetë e ka propozuar por që nuk mundën me e aprovuar. Por tani mendoj që paga duhet të shkoj në 450 euro, ashtu siç ka propozuar edhe Komisioni për Buxhet dhe Financa. Mendoj se opozita është e gatshme që ta votoj këtë shumë dhe mendoj se gjithçka që do të votohet nën pagën minimale 450 euro, vetëm do të jetë një lojë e radhës ashti siç janë bërë deri më sot”, tha Azemi.

Paga minimale për herë të fundit është caktuar me vendim të Qeverisë së Kosovës në vitin 2011 dhe nga ajo kohë ka mbetur e pa ndryshuar. Me vendimin e vitit 2011, paga minimale në Kosovë ishte caktuar 130 euro për të punësuarit nën moshën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

Si pasoj e rritjes së kostos së jetesës, përfshirë inflacionin e viteve të fundit, rritja e pagës minimale prej vitesh konsiderohet domosdoshmëri./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing