Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kuvendi miraton Ligjin, paga minimale rritet në 264 euro

Vendi  |  14.07.2023 Ora 8:23   

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për pagën minimale me 60 vota për, një abstenim dhe asnjë votë kundër. Ligji parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto ose 250 euro neto.

Me 60 vota për, vetëm një abstenim e asnjë kundër, është miratuar Ligji për pagën minimale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky ligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Me miratimin e këtij ligji, kjo do të ndryshojë.

Kujtojmë se ky ligj në të kaluarën ka ngjallur kundërshtime të mëdha nga veteranët e luftës, pensionet e të cilëve nuk janë inkuadruar në këtë ligj.

Ndryshe, kritikat pas publikimit të disa përgjimeve ku ishte përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, rritën tensionet në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, që kulmuan me përleshje fizike.

Kusari-Lila ka pranuar se ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Në të kaluarën Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar vazhdimisht personat që kanë mbajtur kontakte me Radoiçiqin, që gjendet në listën e zezë amerikane, e kërkohet nga autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,  gjatë seancës iu ndërpre fjalimi. Ai po fliste për Radoiçiqin, dhe se si është tërhequr fletarrestimi ndaj tij në vitin 2021, disa ditë para se të formohej Qeveria e tij.

“Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme, ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë, ka qenë në Prishtinë. Tash, kontributi ynë, është që është në një hotel në Kopaonik, në Serbi”, tha Kurti.

Më pas, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Mërgim Lushtaku, iu afrua foltores dhe e gjuajti me ujë Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin.

Në atë moment, në mbrojtje të të dyve doli ministri i Financave, Hekuran Murati, të cilin Lushtaku pastaj e shtyu fizikisht me duar. Bislimi goditi me shishen e tij me ujë deputetin Lushtaku, i cili më pas pati përplasje fizike edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing