Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bashkëpunimi i shumëpritur i Dafina Zeqirit dhe Getoar Selimit publikohet më 15 korrik

Muzikë  |  14.07.2023 Ora 8:33   

Dy emra të njohur dhe tejet të suksesshëm të estradës shqiptare janë bërë bashkë për herë të parë për një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për artisten Dafina Zeqiri dhe reperin Getoar Selimi, të cilët kanë punuar për një bashkëpunim të ri.

Dyshja përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale kanë ngacmuar fansat për këngën e re, ndërsa tani rap-artisti ka zbuluar edhe datën e lansimit.


Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ghetto Geasy ka publikuar një imazh të ri ku shihet përkrah Dafinës gjatë xhirimeve të klipit, duke njoftuar se kënga publikohet të shtunën, 15 korrik.

“15/07/2023”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, Dafina aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Dasma”, që solli pak ditë më parë.

Ndërkohë, projekti i fundit i Geasyt është projekti me reperin Mozzik “Shtrejt”, ai gjithashtu pritet që shumë shpejt të sjell një bashkëpunim edhe me fituesin e BBVA, Luiz Ejlli.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing