Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

E jashtëzakonshme, Kori Siparantum me dy medalje të arta në World Choir Games

Muzikë  |  14.07.2023 Ora 8:36   

Kori Siparantum po vazhdon të shënojë sukses të madh në gara të ndryshme botërore, ku edhe në pjesëmarrjen e fundit në Republikën e Koresë ku po mbahen World Choir Games, janë shpërblyer me dy medalje të arta.

Për këtë sukses të radhës kanë njoftuar nga faqja zyrtare e këtij kori, dhe postimin e plotë të këtij kori e gjeni më poshtë.

Miq të dashur,

Ju njoftojmë se Kori Siparantum sot fitoi dy medale të arta në World Choir Games në Republikën e Koresë. Në kategoritë “Mixed Choir” dhe “Musica Contemporanea”, ne shfaqëm performancë të jashtëzakonshme dhe u vlerësuam me medale të merituara.

Ky sukses tregon potencialin tonë të madh dhe përkushtimin e anëtarëve të korit. Jemi tejet të lumtur për këtë sukses, dhe krenarë që përfaqësuam Kosovën në këtë garë prestigjioze.


Faleminderit për gjithë ju që mbështetni rrugëton tonë drejt suksesit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing