Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Këngët për Barbien pushtojnë toplistat muzikore

Muzikë  |  26.07.2023 Ora 11:34   

Tashmë është zyrtare. Filmi “Barbie” është hit i arkave filmike. Por, fenomeni i pop-kulturës po ashtu është duke i pushtuar toplistat muzikore.

Disa prej këngëve që shërbejnë si kolonë zanore të filmit po i kryesojnë toplistat në Britani të Madhe, teksa obsesioni për personazhin Barbie po e kaplon vendin në çdo cep.

Duke kryesuar është hiti i yllit tonë Dua Lipa, “Dance The Night”, njëherësh kënga kryesore nga “Barbie: The Album”. Kjo këngë aktualisht gjendet në vendin e tretë të toplistës, menjëherë pas hiteve “Sprinter” nga Dave dhe Central Cee, dhe “Vampire” nga Olivia Rodrigo.



Pas saj vijnë yjet Nicki Minaj dhe Ice Spice me këngën “Barbie World”, Billie Eilish me “What Was I Made For” dhe Charli XCX me “Speed Drive”.

Gjithashtu është vënë re një ngritje në pozitë e këngës origjinale të vitit 1997, “Barbie Girl” nga grupi “Aqua”.

Producent ekzekutiv i “Barbie: The Album” është tekstshkruesi dhe producenti i shpërblyer me “Oscar”, Mark Ronson, dhe në të përfshihen këngë të realizuara edhe nga këngëtarë tjerë të famshëm si, Lizzo, Fifty Fifty, Kali, Gayle, Khalid, Haim dhe Ava Max./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing