Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prodhuesit perëndimorë kërkojnë ulje të kostove të automjeteve elektrike për të luftuar “pushtimin” kinez

Vendi  |  28.07.2023 Ora 11:34   
 

Prodhuesit perëndimorë të automjeteve nën shqetësime për një “pushtim” të veturave elektrike të lira kineze në Evropë, kanë kërkuar ulje të kostos së prodhimit për modelet e reja elektrike.
 

Një kërkesë e tillë është shtruar nga Renaulti i Francës, i cili të enjten ka thënë se synon ta ulë koston e prodhimit për këto modele për rreth 40 për qind.
 

Shefi i financave i këtij prodhuesi, Thierry Pieton, ka thënë se mënyra më e mirë për të shmangur konkurrencën e çmimeve është që kompania të ulë kostot e veta të zhvillimit dhe prodhimit.

 

Derisa ulja prej 40 për qind është synuar nga viti 2027 e tutje, shefi ekzekutiv Luca de Meo ka thënë se grupi do të fillojë të shohë kosto dukshëm më të ulëta të prodhimit nga gjysma e dytë e këtij viti, falë një rënie në kostot e lëndëve të para.

 

Në vitin 2022, prodhuesit kinezë të veturave kishin një pjesë prej 9 për qind të tregut evropian të automjeteve elektrike, gati dyfishi i shifrës së vitit të kaluar, sipas parashikimeve të konsulencës “Inovev”, ndërsa ritmi po vazhdon të rritet.

Ashtu si prodhuesit e tjerë të automjeteve elektrike, Renaulti gjithashtu përballet me presion të shtuar nga rivali amerikan Tesla, i cili ka ulur çmimet disa herë këtë vit.
 

Carlos Tavares, drejtor ekzekutiv i prodhuesit të veturave Peugeot-to-Fiat Stellantis paralajmëroi të mërkurën se konkurrenca me prodhuesit kinezë do të ishte "brutale".
 

Mercedes-Benz ka thënë të enjten se i qëndron strategjisë së tij dhe nuk do të përfshihej në një luftë çmimesh për të "blerë" pjesën e tregut në Kinë./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing